Sport

Inter dhe Juventus sigurojnë të paktën 51 ndeshje për sezonin e ardhshëm


Kalimi i Juventus-it në finalen e Kupës së Italisë dhe ardhja si pasojë në finalet Superkupës së Italisë tashmë ofrojnë një fakt të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë dhe Inter-i (por së shpejti edhe Milan-i, dhe potencialisht Atalanta) do të luajnë të paktën 51 ndeshje sezonin e ardhshëm futbollistik.

Numri i lartë i ndeshjeve vjen si pasojë e garave vendase dhe rinovimi i turneve ndërkombëtare si Champions League dhe Kupa e Botës për Klube.

Si Inter-i, ashtu edhe Juventus-i do të marrin pjesë në pesë kompeticione sezonin e ardhshëm. Dhe, ndeshjet do të ndahen: 38 në Serie A, një në Kupën e Italisë, tetë në fazën e grupeve të Champions League, një në Superkupën e Italisë dhe tre në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve.

Janë gjithsej 51 ndeshje, një numër që mund të rritet deri në 69 ndeshje nëse Inter-i dhe Juventus-i arrijnë në fund të të gjitha ngjarjeve.

Duke marrë parasysh që sezoni i ri do të fillojë, për italianët, më 14 gusht dhe do të përfundojë potencialisht më 13 korrik, duke llogaritur në bazë të minimumit kjo është mesatarisht një ndeshje çdo gjashtë ditë për klub (dhe pa llogaritur ndeshjet e ekipit kombëtar).

Shifra do të rritet ndjeshëm në krahasim me sezonin aktual, kur minimumi për një ekip që luante në Champions League ishte 46 ndeshje. Në fund të sezonit 2023-24, Inter-i do të ketë luajtur 49 në total, ndërsa Juventus-i vetëm 43, për shkak të mospjesëmarrjes në kupat e Europës.

Minimumi prej 51 ndeshjesh, siç u përmend, mund të shqetësojë gjithashtu Atalanta-n ose Fiorentina-n dhe Milan-in. Dy nga këto tre skuadra, në fakt, do të marrin pjesë në Superkupën e Italisë së bashku me Inter-in dhe Juventus-in dhe me shumë mundësi do të luajnë në kupat e Europës vitin e ardhshëm.

Sezoni i ri do të na tregojë se sa do të rriten angazhimet, por fansat tashmë mund të ndihen rehat për të paktën pesëdhjetë raste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore