Lajme

Instruktorët ushtarakë amerikanë stërvitin kadetët e FSK-së në Bondsteel


Instruktorët ushtarakë amerikanë gjatë stërvitjes së kadetëve të FSK-së në Bondsteel.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, bëri të ditur se instruktorët ushtarakë amerikanë kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes në Kampin “Bondsteel”.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së të Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac)”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri, madje ka shprehur mirënjohje për ushtarakët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”.

Instruktorët ushtarakë amerikanë gjatë stërvitjes së kadetëve të FSK-së në Bondsteel

Mehaj shtoi se, “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane”.

Më 12 nëntor, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për t’u bërë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), se afati i konkursit për rekrutim do të vazhdohet deri me datën 22.11.2021.

Instruktorët ushtarakë amerikanë gjatë stërvitjes së kadetëve të FSK-së në Bondsteel

Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes , Armend Mehaj, iu pati drejtuar qytetarëve të Kosovës të interesuar për të konkurruar në konkursin tashmë të lajmëruar për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Mehaj, premtoi dhe siguroi se përzgjedhja do të jetë e drejtë dhe transparente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore