Bota

Indi: Dalai Lama bën thirrje për vaksinim, teksa merr dozën e tij të parë


Udhёheqёsi spiritual tibetian, Dalai Lama, ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës së coronavirusit, sipas mediave të vendit.

“Ёshtë shumë, shumё e dobishme”, u shpreh Dalai tё shtunёn, duke i’u bërë thirrje njerёzve pёr tё mos hezituar lidhur me injeksionin.

Liderit spiritual, u inokulua me AstraZeneca-ёn, e Oxford-it, në qytetin indian të Dharamsala. Sipas zyrtarëve, Dalai Lama kishte kryer vetë regjistrimin pë t’u vaksinuar, teksa për efekt sigurie procesi u planifikua herët në mëngjes.

India filloi vaksinimin e saj në 16 janar, pёr punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe personelin e vijës së frontit. Që prej 1 marsit, skema u shtri tek personat mbi 60 vjeç dhe ata midis moshës 45 dhe 59 vjeç me sëmundje shoqёruese.

“Pandemia ka promovuar një ndjenjë shqetësimi, një ndjenjë dhembshurie”, u shpreh vitin e kaluar Dalai Lama për BBC

Qeveria indiane është shprehur se synon të mbulojë 300 milionё njerëz tё grupeve me përparësi, deri në fund të korrikut. Rregullatori i barnave të vendit, u ka dhënë ndërkohë dritën jeshile dhe dy vaksinave të vendit. Covishield, nga AstraZeneca me Universitetin e Oxfordit dhe Covaxin, e firmës indiane Bharat Biotech.

Ndër të parët që u vaksinua ishte kryeministri indian, Narendra Modi, 70 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 11 milionё raste dhe mbi 157 mijё vdekje. Kohët e fundit vendi ka raportuar një rënie të ndjeshme të infeksioneve në më pak se 20 mijё, nga një kulm prej mbi 90 mijё në shtator. Njëkohësisht, një rritje e tyre u regjistrua po ashtu, në një numër të vogël të disktrikteve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore