Film

Imelda Staunton rikrijon vizitën e Mbretëreshës Elizabeth në Rusi gjatë xhirimeve të “The Crown”


Mbretëresha Elizabeth në vizitën e saj në Moskë, 1994

Aktorja, Imelda Staunton po rikrijon vizitën shtetërore të Mbretëreshës Elizabeth në Rusi në skenat e fundit të serisë “The Crown”.

Drama hit e sezonit të ardhshëm të Netflix do të përfshijë vizitën e monarkut në Rusi në vitin 1994 dhe në fotot nga seti, Staunton ka veshur një fustan të verdhë me një pallto leshi dhe aksesor me doreza, çantën e saj dhe një kapelë të kombinuar.

Imelda Staunton.

Kësisoj, aktorja e ka rikrijuar stilin e veshjes së Mbretëreshës, teksa inspektonte personelin e shërbimit rus në aeroportin Vnukovo në Moskë.

Vizita tre-ditore e Mbretëreshës e realizuar në tetor të vitit 1994 shënoi herën e parë që një monark britanik në pushtet kishte vizituar Rusinë – dhe kjo mbetet vizita e saj e vetme në shtetin rus.

Krerët e familjes mbretërore të Britanisë së Madhe në vizitën e tyre në Moskë.

Në udhëtim ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Princi Philip, Duka i Edinburgut, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare, e që i njëjti do të portretizohet në sezonin 5 dhe 6 të “The Crown” nga aktori Jonathan Pryce.

Xhirimi i skenave është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Më 1 mars të këtij viti, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, falënderoi familjen mbretërore të Britanisë për mbështetjen e tyre për vendin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore