Sport

I shkarkuari i Sevilla-s gjen punë në Premier League


Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui, u shkarkua nga Sevilla në ditën e sotme, pak orë pas humbjes së ekipit të tij nga Dortmund-i me shifrat 1:4.

Megjithatë, Lopetegui shumë shpejtë pritet të gjejë punë, duke marrë drejtimin e skuadrës angleze, Wolverhampton.

Mediat britanike e kanë bërë fakt të kryer që trajneri 56-vjeçar do të marrë drejtimin e “ujqërve”.

Klubi anglez vetëm pak dit më parë shkarkoi trajnerin portugez, Bruno Lage, për shkak të rezultateve të dobëta.

Andaj, me shumë mundësi punën e tij do ta vazhdojë ish-trajneri i Real Madrid-it.

Pas tetë javëve të para në Premier League, Wolves ndodhet në vendin e 18-të me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara dhe, për të shpëtuar një sezon që sapo ka nisur, drejtuesit e klubit kanë menduar të afrojnë një trajner më mjaftë eksperiencë.

Lopetegui në karrierën e tij ka drejtuar edhe Spanjën, të cilën e drejtoi për 20 ndeshje, e më pas mori drejtimin e Real Madrid-it.

Megjithatë, aventura me Real-i zgjati vetëm 14 ndeshje, i cili më pas u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Në rast se çdo gjë do të mbyllet me sukses, për Lopetegui-n, që sapo është shkarkuar nga Sevilla, do të jetë eksperienca e parë në Premier League.

Lopetegui në karrierën e tij ka drejtuar grupmoshat U19, U20 dhe U21 të Spanjës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore