Auto

Hyundai, plane për teknologjinë e hidrogjenit në Evropë


Prodhuesi koreano-jugor i automjeteve, Hyundai, planifikon që këtë vit të dërgojë një seri të re të kamionëve me qeliza karburanti në Evropë duke rritur rivalitetin me konkurrentët në një betejë për të provuar qëndrueshmërinë e transportit të mallrave të rënda me hidrogjen.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se në tremujorin e katërt të vitin në Evropë do të mbërrijë një klasë e re e kamionit Xcient të Hyundai-t që do të jetë i pajisur me qeliza karburanti më efikase, me jetëgjatësi më të madhe.

Për sa i përket hidrogjenit, mbetet në bateritë elektrike në pjesën e transportit të gjelbër pasi është më i shtrenjtë. Mirëpo, përkrahësit thonë se për transportin e gjatë të kamionëve me hidrogjen kanë avantazh pasi kanë një gamë të gjerë.

Hyundai Hydrogen Mobility (HHM), ndërmarrja e përbashkët ndërmjet Hyundai-t dhe kompanisë zvicerane të hidrogjenit, H2 Energy, ka marrë me qira kamionë hidrogjeni “të gjelbër” për klientët komercialë në Zvicër që nga tetori i vitit të kaluar.

Por, në vitet e ardhshme kompania planifikon të zgjerohet edhe në vende të tjera evropiane. “Gjermania dhe Holanda janë më të mundshmet”, ka thënë shefi ekzekutiv i Hyundai Hydrogen Mobility, Mark Freymueller.

Ai ka shtuar gjithashtu se nuk mungon interesi as nga Austria, Norvegjia, Franca, Italia, Spanja dhe Danimarka.

Dhe kjo lëvizje e kompanisë do të ushtrojë presion mbi rivalët që janë duke zhvilluar planet e tyre për hidrogjenin. Kjo pasi hidrogjeni ka ardhur në qendër të vëmendjes në Evropë ku ministrat e mjedisit të Bashkimit Evropian duan uljen e emetimeve të karbonit të kamionëve.

Ata kanë vendosur edhe një kufi. Një ulje prej një të tretën deri në vitin 2030 duke kërcënuar me ndalime të mundshme të naftës dhe rritje të taksave. Por, duke premtuar 75 për qind të taksave më të ulëta të rrugëve për automjetet më të gjelbra.

Kështu që, makinat e drejtuara nga hidrogjeni do të përfitojnë nga dëshira e Evropës për të ndërtuar një industri udhëheqëse në botë për teknologjinë e hidrogjenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore