Përballje

Hysaj shënon golin e parë me Lazio-n në këtë sezon


Elseid Hysaj e ka shënuar golin e parë sezonal me Lazio-n.

Mbrojtësi kuqezi e ka zhbllokuar sfidën që skuadra e tij është duke e fituar me rezultat 1:0 ndaj Cremonese-s.

Djemtë e Sarrit kaluan në avantazh në minutën e katërt me golin e mbrojtësit shkodran.

Sprint i 29-vjeçarit, i cili mori një top nga Immobile dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë nga afër portës.

Pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshje, Hysaj me shokë në sezonin e ardhshëm do të luajnë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, mbrojtësi shkodran po kalon në formë të mirë nën urdhrat e Maurizio Sarri-t, i cili në këtë sezon e ka dhuruar edhe një asistim, derisa në shumicën e ndeshjeve ka qenë titullar.

Kjo është edhe një e mirë për kombëtaren kuqezi, me Hysajn të gatshëm për ndeshjet e qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore