Sport

Humbje dramatike e West Ham


Drama mbizotëroi në ndeshjen mes West Ham dhe Newcaste United.

West Ham të cilët po pretendojnë të futen në Ligën e Kampionëve, humbën ndeshjen në minutat e fundit me rezultat 3:2.

West Ham ndodhet në pozitën e katërt dhe po kalon formë fantastike duke i lënë pas ekipet si Liverpool, Tottenham e Chelsea.

Newcastle shënoi dy herë në pjesën e parë, goli i parë u pësua me anë të një autogoli nga mbrojtësi Issa Diop në minutën e 36-të.

Po ashtu, në minutën  36-të u ndëshkua Craig Dawson me kartonin e dytë të verdhë ku la West Ham-in me 10 lojtarë.

Goli i dytë u shënua me anë të sulmuesit Joelinton afër fundit të pjesës së parë, në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë filloi ndryshe ku West Ham sulmoi më shumë, dhe ata gjetën golin e parë në minutën e 73-të me anë të Issa Diop i cili kishte shënuar autgol në pjesën e parë.

Pas vetëm shtatë minutave, u akordua penalti në favor të West Ham dhe e ekzekutoi Jesse Lingard për ta barazuar rezultatin.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë ku pas vetëm dy minutave, 21 vjeçari Joseph Willock shënoi golin e fitores për Newcastle.

Ëndrra e West Ham nuk ka mbaruar dhe nuk duket që ata do ndalen deri sa ta sigurojnë pozitën në “top 4” në Premier Ligë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore