Lajme

Mustafa për Vetëvendosjen: Rugovën e shpallën tradhtar pa fakte, ambasadorin Berishaj me “aktgjykim hyjnor” të pafajshëm


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se Vetëvendosje e kanë shpallur tradhtar ish-presidentin Ibrahim Rugova e bashkëpunëtor të Serbisë, pa fakte, por ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar “e shpallen të pafajshëm”.

“Nuk lanë udhëheqës politik, ministër, deputet, kryetar komune, pa i shpallur hajna, të korruptuar, mashtrues. Fakte? S’ju duheshin. Mjaftonte që këta kishin vendosur dhe pikë. Aktgjykim hyjnor, pa të drejtë sqarimi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka përmendur edhe aksidentin e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka shkelur një fëmijë me veturë.

“Ministrja shkelë një fëmijë 9 vjeçare dhe e akuzon vajzën se i ishte përplasur për veture. ”Ne i besojmë fjalëve të ministres”, ka shtuar ai.

“Kaq. U mbyllë tema. E pafajshme! Aktgjykim i prerë hyjnor. Ambasadori përflitet në Slloveni për transaksione të dyshimta përmes kompanisë së tij energjetike në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Slloveni”, madje sipas tij, “e gjitha kjo në kohë krize energjetike në Kosovë”.

“Ne i besojmë fjalëve të ambasadorit”. Mbyllet tema! Aktgjykim hyjnor.  Çka i duhen gjykatat Kosovës kur komitetet e Partisë nxjerrin aktgjykime hyjnore, të prera, përfundimtare”.

Media sllovene raportoi se një kompani energjetike ballkanike GEN-I, dega në Serbi, i transferonte para kompanisë MB Consulting, pronar i së cilës është Martin Berishaj. Ky i tërhiqte paratë nga xhirollogaritë dhe në kesh ia dorëzonte Golob-it.

Berishaj u deklarua vetëm në Facebook. Mohoi se kishte të bënte me shpëlarje parash, por nuk mohoi se është pronar i kompanisë malazeze dhe gjithashtu nuk mohoi pagesat nga kompania e energjisë elektrike GEN-I, dega në Serbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore