Zgjedhjet në Shqipëri

Hoxhaj: Procesi zgjedhor është gati për ditën e diel


Zëdhënësja për shtyp e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj, në një deklaratë për mediat, ka njoftuar se procesi zgjedhor është gati për ditën e diel.

Sipas Hoxhajt, shumica e fazave të përgatitjes janë përmbyllur. Gjithashtu tha se gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve.

“Për tetë qarqe shpërndarja e materialeve po ndodh sot, kurse nesër vijohet për katër qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë”.

Zëdhënësja tha se faza e parë ka qenë “dhomat e fshehtësisë për personat, po ashtu dhe materialet anti-Covid, KQZ, KZAZ, dhe posterat informues si duhet të sillemi”.

“Faza e dytë kanë qenë kamerat, vëzhguesit, u shpërndanë në çdo KZAZ. Tani është dhe baza materiale zgjedhore, kutitë e votimit për pjesën më të madhe të qarqeve, Korça, Vlora, Dibra, Gjirokastra, Fieri, Berati”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore