Lajme

Hoxha: Ata që mendojnë që mund të zgjidhin çështjet me lojëra lufte duhet sanksionuar


Përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Ferit Hoxha, ka thënë se sulmin e 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, Parlamenti Evropian me rezolutë e quajti akt terrorist, derisa ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, meqë sipas tij, implementimi i saj ka qenë i ngadalshëm.

“Ata që mendojnë që mund të zgjidhin çështjet me lojëra lufte duhet sanksionuar. Kosova është e gatshme që ta zbatojë marrëveshjen, këtë duhet ta bëj edhe Serbia për të mirën e rajonit”, tha ai.

Hoxha ka potencuar se ushtarak të përgatitur në Serbi më 24 shtator nisen një sulm më të rëndin dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

“Duke ju falënderuar reagimit të shpejt, turma terroriste u largua. Mendojeni narracionin e personave të armatosur për të mbrojtur një pakicë. Kjo sipërmarrje dështoi plotësisht dhe kjo është një gjë pozitive, por tensionet mbetën. Kjo është pjesa brengosese”, tha ai.

Për Hoxhën, më 24 shtator nuk kishte palë kundërluftuese, por “një grup terrorist në njërën anë dhe policia e një shtetit që ruan ligjin dhe të drejtën në anën tjetër, kjo duhet të jetë e qartë”.

“Hetimi i plotë është i domosdoshëm, ashtu që kryerësit të vihen para drejtësisë dhe që të sigurohemi që askujt të mos i shkojë mendja të shkojë në atë rrugëtim”, shtoi Hoxha.

Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018.

Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore