Lajme

Hovenier viziton manastirin e Graçanicës


Hovenier vizitë tek Manstiri i Graçanicës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar Manastirin e Graçanicës, të enjten e 18 gushtit.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’ duke u shprehur i lumtur për këtë vizitë.

“Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije dhe të vizitosh Manastirin e Graçanicës sot. Ne vazhduam diskutimin tonë për të siguruar që çdo qytetar i Kosovës mund të admiroj pa diskriminim”.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike”.

Hovenier vizitë tek Manstiri i Graçanicës.

Manastiri i Graçanicës, është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë, Kosovë. Manastiri i Graçanicës gjendet në bregun e majtë të lumit Graçanka, në jug të Prishtinës. Është ndërtuar nga mbreti serb Milutin në 1321.

Restaurimi më i madh në manastir është bërë nga fundi i shek. XVI, ku të gjitha hapjet në narteksin e jashtëm janë murosur dhe janë pikturuar afreske të reja.

Manastiri i Graçanicës është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore në mbrojte të UNESCO-s.

Bazuar në vlerat historike, artistike, shoqërore, shpirtërore, aseti Manastiri i Graçanicës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshillit i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore