Lajme

Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së për shërbimin në Kosovë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Col Rose.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Col Rose, pasi përfundoi detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së Shtetëve të Bashkuara të Amerikës.

Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’ i ka uruar suksese në pension dhe ka shprehur falënderime të sinqerta për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak veçanërisht për dy vitet e fundit në Prishtinë.

“Falënderime të sinqerta për Col Rose për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak të përkushtuar në Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht për dy vitet e fundit gjatë të cilave ai shërbeu në Ambasadën amerikane në Prishtinë si atashe mbrojtës”.

“Faleminderit për të gjitha kontributet e tij në misionin tonë dhe i urojmë suksese në pension”, ka shkruar ambasadori amerikan.

 

Në Ministrinë e Mbrojtjes, në shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Rose është mbajtur një ceremoni lamtumirës.

Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, zyrtarë e oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, zyrtarë nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), KFOR-i si dhe të ftuar të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore