Vende

Hoteli lundrues, që krijon vetë energjinë elektrike


Vitet e fundit një vëmendje të veçantë kanë marrë disa hotele lundruese, me destinacion si Dubai, Katari.

Arkitekti Hayri Atak, thjeshtë mund të largojë të gjithë nga uji sa i përket ekologjisë.

Hoteli luksoz i cili ka 152 dhoma, gjeneron energji elektrike, ai gjithashtu mbledh dhe ripërdor ujërat e shiut, dhe mbeturinat e ushqimit.

Me moton “ humbje minimale  energjisë dhe humbje zero”, ekipi në HAADS, ka punuar me ekspertë të shumtë, përfshirë inxhinierë dhe arkitektë të ndërtimit të anijeve, në mënyrë që të ideojnë projektin.

Lëvizja e tij do të kontrollohet, nga pozicionimi dinamik, një sistem i kontrolluar nga kompjuteri që përdoret për të ruajtur pozicionin dhe drejtimin e anijeve.

Sidoqoftë mysafirët nuk ka gjasa të kuptojnë se po rrotullohet, pasi duhen 24 orë që hoteli të rrotullohet, plot 360 gradë.

Hoteli si fillim do të vendoset në Katar, por projekti gjithashtu mund të vendoset kudo me rrymën e duhur për shkak të ‘tiparit të tij të lëvizshëm’, sipas arkitektëve.

Ndërsa projekti është ende në fazat relativisht të hershme të procesit të dizajnit dhe ende nuk ka vendosur një datë të përfundimit që është viti 2025.

Pavarësisht nga vonesat e bëra tashmë për shkak të pandemisë , dizenjerët thonë se ata tashmë kanë pasur interes të madh nga investitorët dhe kanë shpresë të funksionojë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore