Film

Hollywood-i peticion Biden-it që të ndërmarrë veprime për të liruar pengjet


Një listë e gjatë e aktorëve, muzikantëve dhe komedianëve të industrisë amerikane së argëtimit kanë nënshkruar një letër të hapur për presidentin Joe Biden.

Ata i kërkojnë presidentit amerikan që të punojë për të liruar pengjet izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Letra vjen pas një letre të mëparshme, e nënshkruar gjithashtu nga figura kyçe në Hollywood-it, duke i kërkuar Biden-it të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Dhjetëra të famshëm e kanë nënshkruar letrën, duke përfshirë Bradley Cooper, Madonna, Gwyneth Paltrow, Justin Timberlake, Katy Perry, Amy Schumer, Sacha Baron Cohen, Sting, Jack Black, Kirsten Dunst, Harvey Keitel, Jordan Peele, Ewan McGregor, Brooke Shields, dhe Zoe Saldana.

Letra shpreh “shqetësim të madh” për rreth 220 pengje, 30 prej të cilëve janë fëmijë. Këta pengje përballen me kërcënimin e torturës dhe vdekjes, thuhet në letër.

“Ata u morën nga Hamasi në masakrën e egër të 7 tetorit, ku u masakruan mbi 1 mijë e 400 izraelitë – gratë u përdhunuan, familjet u dogjën të gjalla dhe foshnjave u prenë kokat”, thuhet në letër.

Po ashtu ata kanë shtuar se palestinezët gjithashtu janë “terrorizuar, shtypur dhe viktimizuar nga Hamasi” që kur mori kontrollin e Gazës.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të mos pushojnë derisa të lirohen të gjithë pengjet. Asnjë peng nuk mund të lihet pas”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore