Lajme

Hipoteza e një force shumëkombëshe për të “stabilizuar” Gazën


Zyrtarët e qeverisë amerikane po eksplorojnë opsione për të financuar një forcë shumëkombëshe ose të udhëhequr nga palestinezët për të “stabilizuar” Gazën pasi të përfundojë pushtimi izraelit.

Kështu ka raportuar së fundmi “Politico”, duke cituar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Sakaq, bisedimet përfshijnë Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit nga ana amerikane dhe homologët e tyre të huaj, sipas Politico.

“Ne po punojmë me partnerë për skenarë të ndryshëm për qeverisjen e përkohshme dhe strukturat e sigurisë në Gaza sapo kriza të tërhiqet”, ka bërë me dije një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, opsionet në diskutim nuk do të kenë të bëjnë me praninë amerikane në terren.

Pentagoni do të sigurojë një pjesë të financimit, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga partnerët e Washington-it, asnjë prej të cilëve nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore