Lajme

Helikopterët rusë hapin zjarr ndaj kolonës Wagner në afërsi të Voronezh-it


Një video e publikuar në median sociale “Twitter” dhe kanalet “Telegram” tregon sulmin ajror kundër kolonës Wagner në Rusi më herët gjatë të shtunës.

Helikopterët e ushtrisë ruse hapën zjarr ndaj një kolone ushtarake mercenare Wagner në autostradën M4 jashtë qytetit të Voronezh-it.

Kështu sqaroi një dëshmitar për agjencinë britanike “Reuters”.

Një depo e naftës në periferi të Voronezh-it, në bregun e majtë të lumit Voronezh, u përfshi më herët nga flakët, me një shtëllungë tymi të zi që ngrihet mbi të.

Lajmi u bë i ditur nga “Financial Times”, duke cituar një banor vendas, i cili ofroi foto dhe video të incidentit.

Banorja, shtëpia e së cilës ndodhet vetëm 5 kilometra nga vendburimi i naftës, tha se nuk kishte dëgjuar zhurmën e shpërthimit.

Në një video që qarkullon në kanalet ruse të Telegramit, shihet një helikopter duke kaluar mbi depozitën e naftës.

Ushtria ruse po kryen “aktivitete operative dhe luftarake” në rajonin e Voronezh-it, tha guvernatori i saj.

Grupi paraushtarak Wagner raportoi se një kolonë e forcave të saj po lëvizte në veri përmes zonës drejt Moskës.

Guvernatori Alexander Gusev, i vendosur rreth tetë orë me makinë në jug të kryeqytetit, shkroi në kanalin e tij telegram se autostrada M4 ishte e bllokuar.

Një kanal Wagner në Telegram tregoi një varg automjetesh ushtarake që lëviznin në një rrugë dhe pretendoi se “kolona e Wagner” ishte “2 kilometra larg Buturlinovka”, një fshat në rajonin e Voronezh-it.

“Ata janë nisur për në aeroport”, thuhej në mesazh. “Në çdo kolonë ka një luftëtar në një automjet gati për të gjuajtur Manpads [raketat tokë-ajër]”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore