Zgjedhjet në Kosovë

Haxhiu për rezultatet e EXIT POLL-it: Prishtina, përmbysje e rezultatit të kaluar, vota e diasporës është vendimtare


Baton Haxhiu, Drejtor i Albanian Post

“Rezultatet sapo i futëm në sistem dhe tani janë të gatshme për të treguar edhe grafika e EXIT POLL-it”, tregon drejtori i Albanian Post, Baton Haxhiu.

“Rezultatet janë të çmendura, ‘triller’”.

“Gjilani, Prizreni, Podujeva dhe Prishtina, janë në pikën e barabartë. Do të thotë, EXIT POLL-i bëhet por, asgjë e sigurt nuk mund të themi se ka fituar, sepse gabimi është 1.5% ndërsa rezultatet janë nën 1% dallim. Prandaj është problem të saktësojmë se sa jemi të saktë krahas gabimit.

“Nëse ky rezultat i cili ka dalë në EXIT POLL, me një përqindje shumë të vogël, nëse partia në pushtet e ka këtë rezultat dhe i humbë katër komuna me 1%, atëherë do të jetë problem. Për arsye se mund të jetë vetëm me dy komuna të vogla të cilat për momentin janë vetëm Shtimja dhe Podujeva”.

“Tash, Podujeva për nga hapësira është komunë e madhe por për nga numri i banorëve nuk është ndonjë referencë e madhe në fitore por, e vetmja gjë që pastaj mund ti pengoj Lidhjes Demokratike të Kosovës është se kjo komunë ka qenë bastion i sajë”.

Haxhiu vlerëson se këto zgjedhje kanë sjellë përmbysje të rezultatit në kryeqytet.

“Përmbysje është Prishtina, përmbysje e madhe.”

“Nga një rezultat, në një rezultat tjetër, i cili nga hera e kaluar ka mbetur aty ku ka qenë, kurse z.Përparim, nga një rezultat 27%, e ka dyfishuar rezultatin e tij, kjo është përmbysje”.

“Sipas rezultateve të Albanian Post, në të gjitha komunat e mëdha nuk i japin fitoren Vetëvendosjes, por nuk e dinë çfarë do të jenë votat me kusht, nuk e dimë, nuk e dimë çfarë janë votat të cilat vinë nga diaspora, sepse këtu luan 100-200 vota dhe do të jetë problematikë”.

“Votat e diasporës këtë herë mund të ndikojnë më shumë se në çdo rast tjetër sepse rezultati është shumë i ngushtë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore