Lajme

Haxhiu, Kurtit: Vuçiç-i në asnjë takim nuk ka guxuar që ta shajë Thaçin


Bekim Haxhiu

“Me Hashim Thaçin, Vuçiç nuk ka guxuar kurrë në asnjë takim që ta shajë, as ata e as një lider tjetër”.

Kështu i ka thënë deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kryeministrit Albin Kurti, i cili për prestigjozen britanike “The Guardian”, kishte thënë se gjatë takimeve që ka me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut, ky i fundit shpesh e shan.

“Vuçiç e Serbia kanë qenë të vetëdijshme që me Hashim Thaçin, me NATO-n, e detyruan Serbinë me pranu kapitullimin në vitin 1999 në Kumanovë – është dallim i madh ky”, tha Haxhiu në kuvend.

“Po ta rikujtoj që edhe Kosova e ka pranuar nënshkrimin në Ramubje, por ai që se ka pranuar nënshkrimin ka qenë Sllobodan Millosheviç-i dhe Serbia që janë bombarduar nga NATO”, shtoi.

Ndërsa, theksoi Haxhiu, “me ty po sanksionohet Kosova”, duke iu referuar masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të qeverisë në Veri, prandaj sipas Haxhiut “ky është dallim i madh”.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë fituar luftën kundër Serbisë me emblemën e UÇK-së në ballë dhe me NATO-n në krah”.

“Hashimi në ballë të luftës, Albini në duar me gjepa i arrestuar prej Serbisë, dhe i dezertuar e i dorëzuar”.

Vuçiç-i, theksoi deputeti i PDK-së, “të shau, ti heshte”. “Ai me 60 mercenarë me Radojiçiç-in të nënshtroi dhe të detyrojë që ta pranosh Zajednicën”, shtoi.

“Ne nuk jemi nënshtruar e as nuk jemi dorëzuar ndaj Serbisë që i kishte 120 mijë ushtarë e paramilitarë, prandaj e kemi fituar përkrahjen ndërkombëtare dhe lirinë”.

“Ky është dallimi mes neve dhe teje. Ti po i realizon interesat e Serbisë në Kosovë, duke krijuar jo vetëm Zajednicë, por edhe Republika Srpska në Kosovë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore