Lajme

Harry dhe Meghan nuk kthehen si anëtarë që punojnë në Familjen Mbretërore


Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të kthehen si anëtarë që punojnë në Familjen Mbretërore, ka thënë Pallati Buckingham.

Mbretëresha ka konfirmuar se çifti nuk do të “vazhdojë me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me jetën e shërbimit publik”.

Në një deklaratë nga pallati, po ashtu është thënë se Princi Harry dhe Meghan “mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes”.

Çifti ka thënë se “shërbimi është universal” dhe ka ofruar të vazhdojë të mbështesë organizatat që kanë përfaqësuar.

Në janarin e kaluar, duka dhe dukesha kanë thënë se ata do të zmbrapsen nga pozitat mbretërore dhe do të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Ata zyrtarisht u larguan nga detyra në mars, me një plan për t’i rishikuar marrëveshjet pas 12 muajsh.

Ky konfirmim do të thotë që Princi Harry dhe Meghan, të cilët tani jetojnë në Kaliforni, do të kthejnë emërimet e tyre ushtarake të nderit dhe patronimet mbretërore.

Largimi i tyre është si rezultat i bisedave midis Harry dhe anëtarëve të familjes mbretërore.

Në një deklaratë nga Pallati Buckingham thuhet se “Mbretëresha ka shkruar duke konfirmuar se me largimin nga puna e Familjes Mbretërore nuk është e mundur të vazhdohen përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë nga jeta e shërbimit publik”.

“Përderisa të gjithë janë të trishtuar nga vendimi i tyre, Duka dhe Dukesha mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes”.

Një zëdhënës i Harry dhe Meghan tha se “siç dëshmohet nga puna e tyre gjatë vitit të kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex mbeten të përkushtuar në detyrën dhe shërbimin e tyre ndaj MB dhe në të gjithë botën, dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për organizatat që ata kanë përfaqësuar pavarësisht rolit zyrtar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore