Lajme

Haradinaj: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që shërbyen e po shërbejnë në Kosovë


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në Ditën e Përkujtimit ka falënderuar ushtarët amerikan që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka potencuar se do të jetë gjithmonë mirënjohës për persona që sakrifikuan jetën e tyre për liri.

“Gjithmonë mirënjohës për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe paqes. Në Ditën e Përkujtimit, gjithashtu falënderojmë ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më 16 maj të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës, kishte miratuar rezolutën që e fajëson Serbinë për gjenocid.

Për hartimin e kësaj Rezolute kanë punuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike përveç grupit të Listës Serbe dhe rrjedhimisht partitë politike kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje njëzëri të Rezolutës.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.

Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore