Lajme

Haradinaj kërkon veprime konkrete nga Qeveria: Rishikojeni vendimin për projektin e gazsjellësit amerikan


Ilustrim, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka listuar pesë çështje urgjente që Qeveria e Kosovës duhet t’i shqyrtojë, pas invazionit rus në Ukrainë, ku njëra prej tyre është edhe rishikimi i vendimit për projektin e gazsjellësit amerikanë, pasi sipas tij projekti në fjalë nuk është vetëm i suazave ekonomike.

Për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, çdo hezitim apo vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit.

Ai mes tjerash ka kërkuar edhe përfundimin e strategjisë së sigurisë së Kosovë.

“Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione. Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK. Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj në rrjetin e tij social në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore