Lajme

Haradinaj darkon me kongresmenin Torres: Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte për darkë në familjen Gecaj bashkë me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Harry Bajraktari e të pranishëm të tjerë.

“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë.

Ndërkaq kongresmeni Torres ka kërkuar vazhdimisht që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje urgjente, pati ka deklaruar Kongresisti Republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ritchie Torres.

“Si liderë të botës së lirë, SHBA duhet të mbështesë aleatët e tyre. Nuk kemi aleat më të madh në Evropën Juglindore se sa Kosovën dhe unë shqetësohem se pa anëtarësim në NATO, Kosova mund të jetë e hapur ndaj sulmeve të Serbisë dhe Rusisë. E dimë që vendet si Serbia, që paraqet kërcënim për Kosovën është e vendosur në anën e Rusisë e Kosova në anën e SHBA-ve andaj duhet të jetë pjesë e një ombrelle sigurie që NATO siguron”, kishte thënë Torres.

Ai ndër të tjera pati theksuar se Evropa e ka obligim që të pranojë Kosovën në familjen e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore