Shqipëria

Hapur 24 orë, pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë


Do të funksionojnë nga data 1️ korrik gjatë 24 orëve, pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve. Lajmin e ka bёrё tё ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7️ korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë nga ora 08:00 deri nё orёn 16:00, nёn limitin e 250 personave, sipas njoftimit tё MEPJ.

Ministria njoftoi gjithashtu se, pёr tё mundёsuar kalimin nё Greqi vazhdon tё kёrkohet nё dogana, Formulari i Lokatorit të Pasagjerëve(PLF), testi anti-COVID PCR ose ai Rapid, certifikata e vaksinimit ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me coronavirus gjatё dy deri nё nёntё muajt e fundit.

Ndёrkohё, numri i lejuar për çdo pikë kufitare do tё jetё 1 mijё e 500 persona nё Kakavije, 250 persona nё Qafbotё dhe 400 nё Kapshticё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore