Shqipëria

Hapen korridoret ajrore Kosovë – Shqipëri


Foto: Liburn Aliu

Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook, në orët e para të së enjtes, ka thënë se fluturimi drejt vendeve të perëndimit do të shkurtohen për gati për 15 minuta.

“Nga 1 janari, bashkëatdhetarët, përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka thënë Aliu.

Ai i është referuar liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit 2024.

Ndryshe, marrëveshja me Shqipërinë për të shfrytëzuar korridorin ajror të këtij shteti, është arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore