Sport

“Hapëm shampanjën duke festuar sikur sapo fituam lotarinë” – Rui Costa tregon për shitjen e Nunez te Liverpool-i


Liverpool-i regjistroi blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, teksa para pak ditësh siguruan transferimin e Darwin Nunez nga skuadra e Benfica-s.

“The Reds” shpenzuan rreth 80 milionë euro për ta sjellë uruguaianin në Liverpool, teksa ajo shumë mund të shkojë deri në 100 milionë me bonuse.

23-vjeçari pati paraqitje të shkëlqyera në sezonin e kaluar, duke shënuar 34 gola dhe katër asistime në 44 ndeshje, por presidenti i ish-klubit të tij, Rui Costa, nuk e priste ndonjë oferta kaq të lartë për të.

Së fundmi, janë zbuluar edhe disa mesazhe në telefon të presidentit Rui Costa-s, i cili kishte thënë se priste një ofertë deri në 45 milionë euro për Nunez, por kur Liverpool-i ofroi 80, atëherë vendosi të rriste kërkesën edhe për 20 më shumë.

“Kur e kuptuam se Liverpool interesohej për Nunez, mendoja se në fillim do të ofronin 40 deri në 45 milionë euro për të”, kishte thënë Rui Costa.

“Por, dy ditë më vonë nëpërmjet faksit morëm një ofertë prej 80 milionë eurosh plus bonuse, të gjithë shpërthyem në të qeshura dhe i thashë asistentit t’i kthente përgjigje atyre”, shtoi ai.

“Ja bëra të qartë se duhej të kërkonte 100 milionë. Në mëngjes, nga Liverpool-i mbërriti një ofertë e cila shkonte në total 100 milionë euro duke plotësuar dëshirën tonë”, shtoi presidenti i Benfica-s.

“Bota është çmendur dhe imagjinoni se ne akademinë tonë kemi sulmues edhe më të mirë se Nunez. I thashë asistentit të hapte shampanjën, dukej sikur sapo fituam lotarinë”, përfundoi Rui Costa.

Kujtojmë që Nunez është lojtari i dytë më i shtrenjtë që ka dalë nga Liverpool-i. Joao Felix mban aktualisht rekordin me 127 milionë euro që u transferua në Atletico Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore