Sport

Haller rikthehet në stërvitje


Një lajm shumë i mirë ka ardhur për klubin e Borussia Dortmund-it.

Sulmuesi i tyre, Sebastien Haller, është rikthyer për t’u stërvitur me ekipin, saktësisht tre muaj pasi iu shfaq sëmundja e tumorit testikular.

28-vjeçari u transferua në verën e fundit në Dortmund nga Ajax-i për shumën e 31 milionë eurove.

Megjithatë, ai nuk luajti në asnjë ndeshje me klubin gjerman, pasi që iu shfaq tumori në testikuj.

Haller erdhi si një transferim me shumë vlerë te verdhezinjtë, i cili kishte shkëlqyer me fanellën e Ajax-it, sidomos në sezonin e fundit.

34 gola dhe nëntë asistimi beri Haller me ekipin holandez në 43 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave 11 gola dhe dy asistime i bëri në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore