Lajme

Hajdari thotë se Qeveria është e vendosur që të ndalë tregtinë joformale


Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se Qeveria është e vendosur të ndalë tregtinë joformale dhe të paligjshme.

Këtë deklaratë Hajdari e bëri gjatë konferencës vjetore për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, në të cilën mori pjesë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si dhe Këshilli Evropian i Investitorëve (EIC).

“Me kalimin e viteve tregtia po rritet, po bëhet më e rregulluar, ka monitorim aktiv përtej kufijve dhe pjesëmarrja e njerëzve në sektorin e tregtisë formale po rritet. Qeveria jonë është e vendosur fortë për të ndalur tregtinë joformale dhe të paligjshme”, ka theksuar Hajdari.

Ministrja, theksoi se edhe tregu ekonomik i Kosovës është i interesuar të veproj sipas parimeve të BE.

“Ne synojmë për integrimin e fuqishëm ekonomikë dhe tregtarë me vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe principatat e BE-së”.

Në këtë takim fjalim mbajti edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vitin 2022 e konsideroi si më të suksesshëm sesa vitet paraprake për investimet e huaja.

Ai tregoi edhe rritjen që ka pasur Kosova në këtë drejtim.

“Investimet e huaja janë rritur për 47 për qind, kurse eksportet janë rritur për 33 për qind. Ndërkaq, e kemi edhe një rritje tjetër prej 29 për qind të eksporteve në vendin tonë. Pra, sa i përket investimeve të huaja rritjen 22 për qind e kemi bërë 47 për qind”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Teksa përmendi edhe përmirësimin në fushën e ligjit.

“Në dy vitet e fundit në qëndrojmë me krenari në Ballkanin Perëndimor, në Ballkan jemi të parët dhe këtë vit jemi të dytit në botë sa I përket përmirësimit të ligjit. Para nesh është ende një rrugë e gjatë”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

I cili tha se për herë të parë në Kosovë po organizohet një fushatë e tillë.

“Kosova për herë të parë është duke organizuar një fushatë me përmasa të tillë, e cila ka për qellim që vetëdisojë punëtorët dhe punëdhënësit për çështjet kryesore siç janë orari, kompenzimi, siguria dhe shëndeti në punë”, deklaroi Murati.

Teksa bëri thirrje që të respektohen të drejtat e punëtorëve.

Kjo fushatë e cila do të vazhdojë për disa muaj në Kosovë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së punëtorët dhe punëdhënësit për çështjen e të drejtave të punës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore