Sport

Haaland: Në cilin klub anglez do të përshtatej më shumë


Me mbylljen e afatit kalimtar të janarit, të gjitha bisedat e transferimit përqendrohen në verë.

Pyetja e madhe sillet rreth Erling Braut Haaland.

Do të largohet ai nga Dortmund, apo jo?

20 vjeçari vazhdon të shkëlqejë me klubin gjerman ku në 39 paraqitje ka shënuar 38 gola deri më tani.

Një lëvizje në Premier League ka kohë që përmendet, ku ekipet e mëdha si Manchester City, Manchester United, Liverpooli apo Chelsea e duan në skuadër bomberin e  përfaqësueses së Norvegjisë.

“Një ditë, Erling dëshiron të luajë në Premier League, por nuk e di se kur do të jetë koha ideale.” – Ka thënë babai i tij në një intervistë për BBC.

Pra, nëse Haaland një ditë do të shkojë në Premier Ligë, në cilin sulm do të përshtatej më shumë?

Sulmuesi i gjeneratës së ardhshme te Manchester City ?

Flitet që verën e ardhshme, Manchester City është duke përgatitur një super ofertë për Dortmund-in që ta lërë të lirë sulmuesin kryesor të tyre.

Kontrata e Sergio Aguero skadon vitin e ardhshëm, dhe lëndimet e tij të shpeshta krijojnë një boshllëk në sulmin e City-t, kështu që me talentin norvegjez do të bëhej një sulm i përkryer.

Pritshmëritë për sulmuesin brazilian Gabriel Jesus kanë qenë shumë të mëdha, por në krahasim me sezonin e kaluar ai ka shënuar shtatë gola më pak këtë sezon.

Në anën tjetër Haaland është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Një treshe e frikshme e Liverpool me Salah dhe Mane?

Sipas raportimeve të fundit, thuhet që Liverpool shpreh interesim për sulmuesin e Paris St Germain, Kylian Mbape, por për të arritur te shërbimet e francezit, “The reds” duhet të sakrifikojnë njërin prej Sadio Mane apo Muhamed Salah.

Me pak fjalë Mane, Haaland dhe Salah, do të bënin vërtetë një treshe të frikshme.

Sulmuesi kryesor i ekipit, Roberto Firmino i cili në 19 ndeshjet e luajtura këtë sezon nuk ka qenë kurrë forca kryesore e këtij ekipi.

Sulmuesi kryesor i Manchester United?

Tani më është dokumentuar se Manchester United ishte shumë i interesuar në nënshkrimin e Haaland nga Salzburgu 12 muaj më parë, por Dortmund në fund e mori atë.

Por tani më, projekti i trajnerit të Man Utd, Ole Gunnar Solskjaer, duket më tërheqës.

“Djajtë e kuq” që një kohë të gjatë nuk kanë në skuadër një sulmues që premton shumë gola.

Edinson Cavani është blerja e fundit, i cili nuk po e gjen vetën edhe aq në ekip.

Andaj me blerjen e mundshme te Haland, Solskjaer do të kishte vërtet një armë të fortë në sulm.

Partneriteti në sulm me Werner te Chelsea ?

Roli kryesor i sulmit ka mbetur një pozicion i diskutueshëm në formacionin e Chelsea këtë sezon.

Franck Lampard, vazhdimisht po bënte rrotacione në ekip, ku nuk mund ta bënte zgjedhjen ideale në sulm në mes Tammy Abraham, Olivier Giroud dhe Timo Werner.

Pikërisht, për trajnerin aktual të Chelsea, Tomas Tuchel, Haland-i do të ishte zgjidhja ideale për sulmin e tij së bashku me Timo Werner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore