Sport

Haaland barazon rekordin e Messi-t


Erling Haaland dhe Lionel Messi janë dy futbollistët e vetëm që kanë shënuar pesë gola në një ndeshje në historinë e Ligës së Kampionëve.

Haaland i shënoi kaq gola në ndeshjen e sotme (e marte, 14 mars) që Manchester City është duke e mposhtur Leipzig-un me rezultat 6:0, takimi i dytë i fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Por, interesant është fakti që norvegjezi u zëvendësua në minutën e 63-të nga Pep Guardiola, i cili në një farë mënyre nuk ia lejoi që ta thyente këtë rekord.

Ndërkaq, ishte pikërisht kjo fazë e Champions Leauge-s kur edhe Messi kishte shënuar pesë gola.

Ishte ndeshja kundër Bayer Leverkusen-it në mars të vitit 2012, takim ky që Barcelona e kishte fituar me shifrat 7:1.

Ndërkohë, kujtojmë që Haaland tani numëron 10 gola në këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Lojtari më së shumti që ka shënuar gola në një edicion të Champions-t është Cristiano Ronaldo, i cili kishte realizuar 17 gola në sezonin 2013/14.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore