Sport

Guardiola piketon qendërmbrojtësin e Barcelona-s


Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po kërkon të përforcojë linjën e mbrojtjes me një qendërmbrojtës nga skuadra e Barcelona-s. Bëhet fjalë për Samuel Umtiti-n, të cilin Barça e ka bërë të qartë se nuk e dëshiron ta ketë më në ekip.

27-vjeçari ka kontratë deri në 2023 me Barcelona-n, por klubi dëshiron ta shesë në verë për të përfituar para, në mënyrë që t’i investojë në lojtarë të tjerë.

Zenit Saint Petersburg-u është ekipi që interesohet më shumë për shërbimet e francezit, por tanimë rusët do duhet të përballen edhe me Mancjester City-n.

Sipas Manchester Evening News, City e ka futur emrin e lojtarit në listën e dëshirave të tyre dhe Joan Laporta ka aryse për të “festuar” tashmë, sepse anglezët nuk do e kishin problem të paguanin për te Umtiti-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore