Lajme

Gruaja e kryeministrit spanjoll nën hetim, akuzohet për korrupsion


Sfida politike në Spanjë luftohet edhe me artikuj gazetaresk dhe hetime gjyqësore.

Kundër partnerëve të liderëve.

Pas zbulimit nga gazeta e majtë “El País” për mashtrimin tatimor nga partneri i “guvernatores” shumë të fuqishme të Madridit, Isabel Díaz Ayuso – burri i së cilës po negocion një dënim prej 8 muajsh në burg dhe 520 mijë euro.

Faqja e djathtë “El Confidencial” zbuloi sot se është hapur një hetim penal kundër gruas së kryeministrit socialist, Pedro Sanchez, për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion –  pas një ankese nga një bashkim publik ultra i djathtë.

Zyrtarët e quajtën, pa origjinalitet të madh, “Manos Limpias” (Duar të pastra).

Gjykatësi i Madridit, Juan Carlos Peinados, hapi procedimet paraprake kundër Gomez, për të hetuar marrëdhëniet e saj me disa kompani private që merrnin fonde dhe kontrata publike nga qeveria e bashkëshortit të saj.

Kur u pyet për këtë gjatë seancës parlamentare të mëngjesit të sotëm, Sanchez u përgjigj: Pavarësisht ditëve si kjo, unë ende besoj në drejtësi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore