Kosova

Groshelj: Perëndimi e percepton Vuçiç-in të dobishëm për përparimin e dialogut me Kosovën


Klemen Groshelj

Deputeti i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, perceptohet në Bruksel dhe Uashington si një “bashkëbisedues i dobishëm që bën përparime të caktuara” kur bëhet fjalë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Vuçiç po bën lëvizje të tilla me tavolinat, që jep shpresë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të ndryshojnë. Tani është një lloj shkëmbimi mes pritjeve të Brukselit dhe asaj që po ndodh në Serbi dhe pritet që përfundimisht të njihet Kosova dhe këtë ta bëjë Vuçiç-i dhe partia e tij. E di që askush nuk do ta bëjë këtë në Serbi, por përderisa ky është qëndrimi në pushtet, gjërat do të jenë ashtu siç janë, pyetja e vetme është se sa do të mbetet ky vlerësim”, ka thënë Groshelj, transmeton rrejti ballkanik i lajmeve “N1”.

Groshelj, i cili ka qenë në krye të misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, ka shtuar që pret që PE-ja të reagojë shumë shpejt për këto zgjedhje dhe gjithçka që ndodhur lidhur me to, duke iu referuar parregullsive të shumta të bërë nga Partia Progresive Serbe, dhe se këto reagime, siç thotë ai, nuk do të jenë në favor të Serbisë dhe autoriteteve serbe.

Ai thekson se diskutimi për zgjedhjet në Serbi do të jetë në agjendën e PE-së edhe para raportit përfundimtar të ODIHR-it dhe se do të reagojë edhe ndaj sulmeve të përfaqësuesve të qeverisë ndaj anëtarëve të misionit të ODIHR-it, veçanërisht ndaj Andreas Shider.

“Parlamenti Evropian gjithmonë reagon dhe do të reagojë edhe për shkak të reagimeve të autoriteteve serbe ndaj kolegut Andreas Shider. Janë disa gjëra që kanë mërzitur kolegët dhe kërkojnë një reagim dhe jam i sigurt se do të vijojë pavarësisht raportit përfundimtar”.

“Një reagim i tillë është i papranueshëm, sepse kur fillon me diskreditimin personal të individëve që kanë qenë vëzhgues në emër të një institucioni si PE, kjo nuk pranohet mirë në politikën evropiane. Deputetët nuk e marrin si sulm ndaj një individi, por si sulm ndaj një institucioni”, shtoi.

Kjo, shtoi eurodeputeti slloven, “sjell edhe reagime politike që shkojnë përtej dallimeve politike mes nesh si liberalë, socialistë etj”, dhe ka potencuar se pret që të ketë reagime nga PE dhe “të mos jenë në favor të Serbisë dhe autoriteteve serbe”.

Duke komentuar thirrjet e disa eurodeputetëve për hetim ndërkombëtar të parregullsive zgjedhore në Serbi, Groshelj thekson se kjo është një çështje e vendosur nga vendi ku organizohen zgjedhjet.

“Nëse autoritetet serbe vendosin ta bëjnë këtë, do të ishte një mohim i mirë. Kjo është mënyra se si gjërat mund të lëvizin nga ngërçi, por nuk e pres”, thotë ai.

Ai gjithashtu shton se kjo do të ndikojë shumë se çfarë qëndrimi do të mbajë PE kur të përgatitet një raport i ri për përparimin e Serbisë drejt BE-së dhe se ekziston frika se dera e zgjerimit do të mbyllet shumë shpejt për Serbinë.

“Jam i shqetësuar se do të mbizotërojë politika oportuniste evropiane, që do të thotë se ajo që i ndodhi Serbisë do të tolerohet, por në të njëjtën kohë kur të fillojnë proceset e përshpejtimit të afrimit me BE-në, Serbia nuk do të jetë pjesë e atij përshpejtimi”.

“Kam frikë se nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme në procesin e afrimit dhe se situata do të jetë e ngjashme me atë në të cilën u gjend Turqia. Kam frikë se Serbia do të futet në kurth dhe se nga njëra anë BE-ja dhe SHBA-ja do të presin që të zgjidhet çështja e Kosovës, që nuk do të thotë njohje e Kosovës, dhe nga ana tjetër që fokusi i zgjerimit të jetë për të gjitha vendet e tjera si Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia, dhe vendet e tjera ndoshta do të presin për një të ardhme më të mirë”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore