Sport

Grizzlies sigurojnë playoff-in, Lakers arrijnë një fitore shumë të rëndësishme kundër OKC


Memphis Grizzlies siguruan një vend në play-off të NBA me një fitore të thellë 151-114 ndaj Houston Rockets.

Luke Kennard realizoi një rekord të klubit me 10 tre pikësha, nga vetëm 11 tentime, ndërsa Desmond Bane shtoi 25 pikë.

Grizzlies vendosën gjithashtu një rekord të ri të klubit prej gjithsej 25 tre pikëshave pasi u bënë skuadra e dytë e Konferencës Perëndimore pas liderëve Denver Nuggets që arrin në sezonin pasardhës.

Ja Morant shënoi 18 pikë në ndeshjen e tij të dytë pas një ndalimi me tetë ndeshje.

Ai u pezullua pa pagesë nga NBA pasi një video e shfaqte atë duke mbajtur një armë në një klub nate në Kolorado.

Los Angeles Lakers rritën shpresat e tyre për playoff me një fitore 116-111 ndaj Oklahoma City Thunder.

Anthony Davis shënoi 37 pikë dhe bëri 14 kërcime për të frymëzuar Lakers, të cilët janë ende pa të dëmtuarin LeBron James.

Lakers janë në vendin e tetë në Konferencën Perëndimore me tetë ndeshje të mbetura të sezonit të rregullt.

Ekipet e vendosura nga e shtata në dhjetë në konferencat perëndimore dhe lindore do të konkurrojnë në turneun play-in, me dy skuadra që do të marrin dy vendet e fundit në play-off.

Golden State Warriors mundi Philadelphia 76ers 120-112, pavarësisht se ylli i 76ers Joel Embiid shënoi 46 pikë.

Jordan Poole shënoi 33 pikë dhe Stephen Curry 29 për kampionin në fuqi Warriors, i cili është i gjashti në Konferencën Perëndimore.

Milwaukee Bucks fitoi me rezultat 144-116 ndaj Utah Jazz.

Bucks kryesojnë Konferencën Lindore me dy ndeshje e gjysmë ndaj Boston Celtics, të cilët qëndruan në garën për kryesimin me një fitore 120-95 ndaj Indiana Pacers.

Bucks, Celtics dhe 76ers kanë siguruar tashmë një vend në play-off.

Në anën tjetër, Sacramento Kings mundi Phoenix Suns 135-127, Chicago Bulls fituan 124-96 jashtë në Portland Trail Blazers dhe Charlotte Hornets mundën Dallas Mavericks 117-109.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore