Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka dalё nё një konferencë për shtyp lidhur me protestën e kontrollorëve të AlbControl në Rinas.
Sipas ministres, shteti nuk ka asnjë pёrfshirje financiare te AlbControl, pasi kjo e fundit të ardhurat i merr nga trafiku ajror dhe jo nga shtetet.
Balluku theksoi se aviacioni ka qenё ndёr sektorёt mё tё prekur nga pandemia, me njё trafik tё pёrgjysmuar, nё njё rёnie rreth 57%.
Më parë kontrollorët kanë pasur rroga deri në 4 milionë e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milionë e 449 lekë. Njёkohёsisht ata kёrkojnё shfuqizim tё vendimit dhe vendosjen edhe njëherë të pagёs sё mёparshme.
“Kjo kompani merr para nga kompanitë ajrore vetëm për trafikun që përpunohet dhe e ka detyrim ligjor të mos ruajë dispozita pasi nuk ka ku t’i krijojë. AlbControl vepron me parimin e fitimit zero. Kontrolloret janë shumë të mërzitur sepse paga e tyre është 2400 dollarë”, u shpreh Balluku.
Ministrja Balluku tha se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinasit, si dhe e quajti aktin një përpjekje për grusht shteti.
Balluku iu drejtua gjithashtu presidentit Ilir Meta të shprehet publikisht për situatën. Ky i fundit zhvilloi më herët një takim me përfaqësuesit e AlbControl.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel of Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ukraina ka frikë nga kolapsi, NATO po shqyrton vijat e kuqe për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit