Kosova

Greenfiled: S’ka alternativë tjetër mes Kosovës dhe Serbisë, pos paqes – s’dua t’i shoh në konflikt


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që mos të heqin dorë nga arritja e marrëveshje finale.

“Është problem pas 23 vjetësh, por nuk kemi hequr dorë, as ata nuk duhet të heqin dorë, duhet të vazhdojnë drejt paqes sepse nuk ka alternativ. Nuk mendoj që ndonjë prej nesh do që t’i shoh tek kthehen tek konflikti përsëri”, tha Greenfield gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

“Për vite me radhë ne kemi mbështetur ecjen përpara dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt stabilitetit”.

Ajo ka theksuar se një marrëveshje mes dy palëve, “është një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët”.

“E patëm këtë diskutim sot me qeverinë shqiptare dhe se si mund të komunikojmë më mirë për këtë çështje dhe çfarë veprimesh shtesë mund të ndërmarrim për t’u siguruar që stabilitetit të vendoset dhe që vendi të mos përfundoj në konflikt përsëri”, shtoi ajo.

Ndërkaq ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, theksoi se arritja e marrëveshjeve të tilla mes kundërshtareve, duke pasur parasysh çka ka ndodhur në Kosovë nuk është e lehtë, “prandaj ka zgjatur kaq shumë kohë”.

“Është hera e parë që kemi jo një të dërguar të posaçëm të BE-së, por kemi edhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së dhe këshillat e qeverive franceze dhe gjermane. Pra, kemi katër persona, kemi katër fuqitë të bëra bashkë që nuk ka ndodhur më parë, me një propozim konkret në tryezë”, potencoi Hoxha.

Ai ka shtuar se çështja e targave nuk ka domethënie sa përpjekjet për të ecur përpara, pasi konsideron se “për marrëveshje duhet dy palë”.

Thomas-Greenfield: Shqipëria, ky vend i vogël që mban shumë peshë në Këshillin e Sigurimit

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore