Pajisje

Google zyrtarisht publikoi Matter në pajisjet Nest Home dhe Android


Google zyrtarisht publikoi mbështetjen për Matter në pajisjet Nest Home dhe Android.

Matter është një platformë e re e cila ndihmon ndërveprimin midis ekosistemeve dhe lejon që një platformë të marrë hua mbështetjen e një pajisjeje të papajtueshme.

Google ka shtuar mbështetjen për platformën Matter në Nest Mini, Nest Audio, Nest Hub, Nest Hub Max, Nest Wi-Fi Pro, Google Home dhe te Google Home Mini.

Kjo do të thotë se nëse ju tashmë e keni nën pronësi njërën nga këto pajisje, Matter do të veprojë si një urë lidhëse midis internetit dhe pajisjeve të tjera të përputhshme me Thread të shtëpisë tuaj.

Google do të sjellë mbështetjen e Matter në versionin iOS të aplikacionit Google Home në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi një pajisje të jetë në rrjetin tuaj të shtëpisë, çdo aplikacion i pajtueshëm me Matter do të jetë në gjendje ta kontrollojë atë.

Matter përdor Wi-Fi dhe Protokollin “Thread” për të komunikuar me pajisjet e mençura shtëpiake, në mënyrë që vetë pajisjet e mençura të shtëpisë të mund të bëhen si nyje në një rrjet në shtëpi.

Amazon gjithashtu ka konfirmuar se 30 nga pajisjet e saj Echo do ta marrin mbështetjen për Matter dhe Thread, ndërsa Apple veçse lëshuar mbështetjen për Matter dhe Thread në pajisjet e saj HomePod Mini dhe Apple TV 4K.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore