Teknologji

Google rikthehet në zyre, virusi humbi fuqinë ndaj tyre


Qe nga shpërthimi i virusit dhe ballafaqimi me pandeminë e vitit 2020 e gjithë bota u shendrua në një ekosistem digjital. Gjiganti i teknologjisë Google ishte gjithashtu njëra nga kompanitë që punuan nga distanca në mënyrë virtuale. Tani ata bëjnë hapa drejt normalitetit dhe ftojnë punonjësit të kthehen në zyrë.

Google ka njoftuar se duhet ti rikthehen punës me prani fizike pas festës së Pashkëve normalisht me kapacitet të kufizuar.

Kolosi i web-it në Mauntain View, po ndjek kështu një strategji të ndryshme nga ajo e gjigandëve të tjerë digjitalë, si “Facebook” dhe “Twitter”, të cilët i kanë dhënë fund punës në mënyrë fizike gjithashtu me mundësinë, për ata që e dëshirojnë, që të punojë nga shtëpia edhe përgjithnjë.

Sidoqoftë, për Google, ndryshimi i strategjisë është i menjëhershëm dhe është hapi i parë drejt normalitetit.  Nëse pas 1 shtatorit, punonjësit do të duan të punojnë në mënyrë virtuale për më shumë se 14 ditë në vit, duhet të paraqesin kërkesë me shkrim. Ndërsa te tjerët qe dëshirojnë deri në 12 muaj punojnë në mënyrë virtuale kjo do të lejohet vetëm në rrethana të veçanta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore