Teknologji

Google punëson ish-presidentin e Brazilit


Google punëson ish-presidentin brazilian Michel Temer për të lobuar në lidhje me projektligjin “Fake News”, deklaron këshilltari i tij.

Projektligji i propozuar vendos përgjegjësinë mbi kompanitë e internetit për të zbuluar dhe raportuar materiale “fake”, dhe parashikon gjoba të mëdha nëse ato nuk e përmbushin këtë detyrim.

Kompanitë teknologjike kanë shfaqur shqetësime në lidhje me këtë projektligj dhe disa prej tyre kanë nisur kampanja kundër tij.

Michel Temer faces tough fight for political survival | News | Al Jazeera

Michel Temer ka konfirmuar se ai ka punuar si “ndërmjetës” midis kompanisë dhe ligjvënësve për një periudhë prej tre javësh.

Google, nëpërmjet një deklarate tha se kompania punëson agjenci dhe konsulent të specializuar për të ndihmuar të “ndërmjetësoj përpjekjet e dialogut me autoritetet publike” në mënyrë që të mund të sjellë kontribute për politikanët dhe parlamentarët, “veçanërisht në çështje të rëndësishme dhe teknike si ndërtimi i një legjislacioni të ri”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore