Lajme

Google paralajmëron ndëshkim ndaj punonjësve që nuk respektojnë masat anti-COVID


Kompania Google.

Gjigandi i teknologjisë “Google”, ka paralajmëruar se do ulë pagën e çdo punonjësi që nuk do të vaksinohet dhe mund t’i pushojë nga puna në rast që nuk respektojnë rregullat e reja ndaj COVID-19, raporton CNBC.

Deri me tre dhjetor të gjithë obligohen të deklarojnë statusin e tyre për vaksinim dhe duhet ngarkuar dokumentin që tregon provën lidhur marrjen e vaksinave.

Afati fundit do jetë 18 janari, ku punëtorëve do të ju konfirmohet “leje administrative me pagesë” prej 30 ditësh që të konfirmohet karta e vaksinimit.

Këto masa do prekin rreth 150 mijë punonjës në Shtet e Bashkuara, madje edhe ata që punojnë nga shtëpia.

Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i kompanisë Google.

Google nuk e ka komentuar ende dokumentin, i cili ia atribuon vendimin e planeve të fundit të qeverisë amerikane.

Megjithatë, bëhet e ditur se kanë thënë se presin që të gjitha rolet në google Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bien brenda objektit të urdhrit ekzekutiv.

“Kushdo që hyn në një ndërtesë të google duhet të jetë plotësisht i vaksinuar ose të ketë një akomodim të miratuar që i lejon ata të punojnë ose të vijnë brenda”.

E gjithë kjo vijë si shkak i urdhrit ekzekutiv nga Qeveria e Presidentit, Joe Biden, ku kompanitë amerikane me 100 ose më shumë punëtorë duhet të sigurojnë që të vaksinohen plotësisht ose të testohen rregullisht për COVID-19.

Ndërsa, për ata që nuk respektojnë këtë lajmërim nga ana e google, korporata shumëmilionëshe do t’i vendosë ata nën ‘leje personale pa pagesë’ deri në gjashtë muaj, pas së cilës kontrata e tyre do të ndërpritet përgjithmonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore