Teknologji

Google me dy inxhinierë më pak


Dy inxhinierë japin dorëheqjen nga kompania amerikane e teknologjisë, Google Inc, për shkak të mungesës së diversitetit brenda saj.

Sipas agjensisë së lajmeve, CNN, pas largimit të studjueses së inteligjencës artificiale, Timnit Gebru, e cila ishte me ngjyrë, dy punonjës të tjerë të kompanisë kanw dhwnw dorwheqjen të indinjuar nga mungesa e diversitetit në kompani.

David W. Baker, drejtor i inxhinierisë në Google, përmes një letre të publikuar në platformën Linkedin më datë 5 janar, ka shktuar se po largohej nga kompania pas datës 19 janar pas 16 viteve punë. Ai ka shtuar se largimi i Gebru-së i ka shuar dëshirën për të vazhduar punën në Google.

CNN, shton se në të njëjtën mënyrë, inxhinieri i software-vë, Vinesh Kannan, ka postuar në platformën Twitter se u largua nga Google-i për shkak të “keqtrajtimit” të Gebru-së dhe rekrutueses April Curley, e cila u pushua nga puna për shkak të thirrjeve të saj për punësimin në kompani të njerëzve me ngjyrë, të diplomuar dhe të kualifikuar.

Gjatë një interviste për CNN, Baker është shprehur se kishte arritur një pikë lodhjeje në përpjekjen e tij për të përmirësuar kulturën e kompanisë.

“Një njeri aq i mahnitshëm sa Timnit duhet medoemos të punojë në Google. Është me rëndësi që ajo të punojë aty”, ka thënë Baker.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore