Sport

Goli i Kastriot Imerit po krahasohet me atë të Juninho-s


Futbollisti nga Kosova, Kastriot Imeri, i cili luan për skuadrën zvicerane, Servette, ka shënuar një gol fantastik në takimin e javës së shtatë në Superligën e Zvicrës, kundër ekipit të Zurich-ut.

Klubi i tij, Servette, ka bërë një krahasim interesant në llogarinë e tyre në Twitter, duke e krahasuar golin e Imerit me atë të legjendës braziliane Juninho.

“12 vite më vonë… Kastriot Imeri bëje përsëri… Nuk është keq”, ka shkruar Servette në llogarinë e tyre në Twitter.

Sa i përket ndeshjes, Servette ishte duke humbur me rezultat 2:1, kur në minutën e 87-të bëhet një ndërhyrje e palejuar, të cilën e mori përsipër Imeri, duke shënuar golin më të bukur të karrierës së tij.

Ndërkohë, ky ishte goli i dytë i futbollistit nga Ferizaj, i cili ka dhuruar edhe dy asistime në gjashtë ndeshje në të gjitha garat në sezonin e ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore