Përballje

Golden State Warriors triumfon në finalen e parë ndaj Dallas Mavericks


Golden State Warriors kanë triumfuar në ndeshjen e parë finale të Konferencës Perëndimore, të cilët mposhtën në shtëpi Dallas Mavericks me rezultat 112:87.

Ndeshja e zhvilluar në “Chase Center” foli e tëra për Warriors, të cilët dominuan takimin që nga fillimi.

Vendasit e mbyllen çerekun e parë me 10 pikë epërsi 28:18, derisa i dyti i takoi mysafirëve me një pikë epërsi 26:27.

Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë e Warriors prej nëntë pikëve 54:45.

Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar në tërësi nga Warriors, të cilët për asnjë moment nuk e diskutuan dilemën e fituesit.

Ylli i Warriors, Stephen Curry, ishte më i dalluari në parket, i cili shënoi 21 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Derisa me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Jordan Poole e Andrew Wiggins që shtuan nga 19 pikë.

Tek skuadra mysafire Luka Doncic ishte më efikasi me 20 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kujtojmë që ndeshja e radhës mes tyre do të zhvillohet më 21 maj në ora 03:00 të mëngjesit (me kohën tonë lokale).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore