Sport

Gol i paparë ndonjëherë shënohet në Meksikë


Një gol që rrallë herë mund të shihet, është shënuar në ndeshjen e kampionatit meksikan, të zhvilluar mes Pachuca dhe Puebla që përfundoi me rezultat 1:3.

Ishte minuta e gjashtë shtesë dhe mysafirët e Pueblas kryesonin ndeshjen 1:2, teksa futbollistët vendës po bënin përpjekjet e fundit për të barazuar rezultatin dhe të gjithë kishin shkuar në sulm.

Pas ekzekutimit të një rivënie nga këndi, Salvador Reyes i Pueblas, pasi sheh që portieri kundërshtar kishte braktisur portën, godet nga një distancë rreth 80 metra, me topin që arrin të kalojë vijën fatale edhe pse e humbet ndjeshëm fuqinë.

Dhe kështu futbollistët e Pueblas, me këtë finalizim të pabesueshëm e mbyllën ndeshjen me rezultat 1:3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore