Sport

GLORY 77: Verhoeven vs Saddik


Kompeticioni i kikboksit të peshave të rënda, hap kalendarin për këtë vit me revanshin e shumëpritur midis kampionit në fuqi Rico Verhoeven dhe Jamal Ben Saddik në edicionin e 77-të në ligën e kompanisë promotore, ‘GLORY’.

Dueli i shumëpritur midis tyre që do të zhvillohet në 30 janar të këtij viti, ka histori të gjatë dhe është pjesë e një trilogjie e mbushur me ‘inat’ mediatik, ashtu edhe personal përmes një serie polemikash, acarimesh e gjuhë fyese.

Zinxhiri i përballjeve të tyre fillon me debutimin e maroken-belgut Saddik në ligën profesionale të kikboksit të peshave të rënda, kundër hollandezit Verhoeven. Ndeshje të cilën Saddik-u e fitoi me nokaut teknik (Technical Knock Out/TKO). Më pas, në super eventin për titullin e kampionit të botës së peshave të rënda të 2017-ës, Verhoeven-i fitoi kundër Saddik-ut me nokaut (Knock Out/KO).

Që pas përballjes së parë midis dy gjigantëve të pëshave të rënda, Verhoeven korri sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti të bëhet faqja ballore e GLORY-it dhe promocionit të përgjithshëm komercial të kikboksit.

Tashmë, trilogjia duket se është drejt përmbushjes me përballjen e këtij fund-muaji, teksa Verhoeven mbron titullin e kampionit të padiskutueshëm.

Rico Verhoeven shënon 56 fitore, prej të cilave 17 nokaut dhe 10 humbje, ndërsa Jamal Ben Saddik 35 fitore, 28 me nokaut dhe shtatë humbje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore