Shqipëria

Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku denoncon vjedhjen në banesë


Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Durrës, Shpëtime Pitaku, ka bërë një denoncim në Polici për vjedhje.

Sipas gjyqtares, grabitësit i kanë marrë një shumë parash dhe bizhuteri në shtëpinë e saj në qytetin bregdetar.

Ajo ka treguar se në dielën e 4 qershorit në mbrëmje kur ishin kthyer në banesë kishin gjetur derën të hapur dhe sendet me vlerë të vjedhura.

“Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës”, ka treguar Pitaku.

“Bëra denoncim në Polici. Kanë marrë një shumë të vogël parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa bizhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh”, ka shtuar gjyqtarja.

Sakaq, ajo e ka bërë denoncimin ditën kur ka ndodhur grabitja.

Ndërkohë Policia e Durrësit ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore