Shqipëria

Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Zani Çaushit


Gjykata e Korçës ka hedhur poshtë kërkesën e Zani Çaushit, kreut të bandës së Vlorës, për lirim me kusht.

Seanca gjyqësore zgjati 45 minuta. Ndërkohë pritet zbardhja e vendimit.

Çaushi më 30 mars, kërkoi nga gjykata lirim me kusht.

Çaushi vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë.

Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i bandës së “Çoles” në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Kodi Penal, parashikon se lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm jepet vetëm kur është kryer tre e katërta e dënimit, janë sjellë mirë në burg, si dhe ka arsye të veçanta si puna apo fëmijë të mitur etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore