Pajisje

Gjykata e Brazilit gjobit Apple-in, e urdhëron të shesë iPhone me karikues


Në Brazil, një gjykatë ka gjobitur kompaninë Apple me 19 milionë dollarë dhe ka vendosur që karikuesit e baterive duhet të vijnë me iPhone të rinj të shitur në vend.

Vendimi është marrë ditën e enjte të 13 tetorit.

Gjykata shtetërore e Sao Paulos ka vendosur kundër Apple-it në një padi, të ngritur nga shoqata e huamarrësve, konsumatorëve dhe taksapaguesve, që argumentonte se kompania kryen praktika abuzive duke shitur produktin e saj kryesor pa karikues.

Sakaq, vetë kompania ka thënë se do ta apelojë vendimin.

Më parë, firma e teknologjisë ka shpjeguar se praktika kishte për qëllim reduktimin e emetimeve të karbonit.

“Është evidente se, me arsyetimin e iniciativës së gjelbër, i pandehuri i imponon konsumatorit blerjen e kërkuar të përshtatësve të karikuesit që janë furnizuar më parë së bashku me produktin”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Ligjvënësit e BE-së miratojnë një karikues të vetëm për të gjithë telefonat inteligjentë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore