
Parlamenti i BE-së ka miratuar një ligj të ri që kërkon që USB-C të jetë standardi i vetëm i karikuesit për të gjithë smartphone-ët, tabletët dhe kamerat e reja nga fundi i vitit 2024.
Ligjvënësit e BE-së e miratuan ligjin me 602 vota pro dhe vetëm 13 kundër.
Të paktën në Evropë, masa do ta shtyjë kompaninë Apple të heqë Lightning në iPhone-ët e tij për USB-C që përdoret tashmë nga shumë prej konkurrentëve.
Për të ndjekur të njëjtin shembull, prodhuesit e laptopëve do të kenë kohë shtesë, nga fillimi i vitit 2026.
Sipas politikëbërësve të BE-së, rregulli i karikuesit të vetëm do të thjeshtojë jetën e evropianëve, do të reduktojë karikuesit e vjetëruar dhe do të reduktojë kostot për konsumatorët.
Shefja e konkurrencës së bllokut, Margrethe Vestager, ka thënë se masa pritet të kursejë 200 milionë euro në vit dhe të shkurtojë më shumë se një mijë tonë mbeturina elektronike të BE-së çdo vit.
Ndërkaq, lëvizja pritet të përhapet në mbarë botën.
27 vendet e bllokut janë shtëpia e 450 milionë njerëzve që llogarisin ndër konsumatorët më të pasur në botë.
Dhe ndryshimet rregullatorë të atjeshme shpesh vendosin normën globale të industrisë në atë që njihet si Efekti i Brukselit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com