Lajme

Gjukanoviç takohet me biznesmenët kosovarë, ftohen të investojnë në Ulqin


Rreth 50 biznese të Kosovës të përfaqësuar nga udhëheqësit e tyre u mblodhën bashkë për të takuar presidentin e Malit të zi, Milo Gjukanoviç i cili sot ka ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë.

Presidenti përveç që ftoi bizneset kosovarë të investojnë në Mal të Zi, ai u shpreh i gatshëm të përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj ndërkombëtar.

Në këtë takim, presidenti i Malit të Zi, u zotua se shumë shpejt do të ndërtojnë urën e cila do të lidhë fizikisht Velipojën me Malin e Zi, investim ky që do të shkurtoj rrugën për në Ulqin për rreth një orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore